"Me vajzën më të bukur në botë", Gwen Stefani dhe Dua Lipa bëhen bashkë në festivalin e iHeartRadio

23 September 2024, 17:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me vajzën më të bukur në botë", Gwen Stefani
Gwen Stefani dhe Dua Lipa

Këngëtarja e njohur Gwen Stefani ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto ku shfaqet me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

Vokalistja e grupit të famshëm rock, No Doubt, dhe ylli i popit janë fotografuar të buzëqeshura krah për krah në prapaskenën e Festivalit të Muzikës iHeartRadio.

Stefani kishte veshur një jupsuit të bardhë me thekë, ndërsa Lipa kishte veshur jelek dhe fund të zi me gura.

“Mbrëmë u shoqërova me vajzën më të bukur në botë të dua Dua”, ka shkruar Gwen në postimin e saj.

“Të dua. Vajza e ëndrrave.” u përgjigj Dua në koment.



Video