"Më tha të shoh", Eva Alikaj: Ermal Mamaqi është miliarder, nuk më mori te seriali (Foto)

10 July 2022, 15:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më tha të shoh", Eva Alikaj: Ermal Mamaqi është
Eva Alikaj dhe Ermal Mamaqi

Aktorja Eva Alikaj ka treguar për vështirësitë që ka hasur në profesionin e saj pas rikthimit në Shqipëri. Në një intervistë për Report Tv, Eva ka folur me emra për ata që nuk e kanë mbështetur në rithimin e saj, duke treguar episode kur e kanë refuzuar.

Ajo tregoi se Ermal Mamaqi i kishte mbyllur telefonin kur e kishte kontaktuar për të marrë pjesë në projektin e tij.

"Ermal Mamaqit para disa muajve, ose ku di unë, kur po xhironte HOT, e mora në telefon dhe i thashë kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha. Ai në telefon si bossi, biznesmeni, miliardri. Më tha 'të shoh', u mbyll telefoni.

Unë prisja që të...,ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol, nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Të rrij edhe urtë? Nuk mund të rri", u shpreh Eva Alika.



Video