“Më quajtën zhigolo”, Meritoni përplaset me Heidin, ndërhyn Egla: Mos u dhjaks shumë

12 May 2024, 16:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më quajtën zhigolo”, Meritoni përplaset me Heidin,
Meritoni Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno

Meritoni Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër mes njëri-tjetrit për një pretendim të Meritonit, i cili thotë se e kanë quajtur zhigolo.

Heidi Baci tha se e përmendi këtë fjalë nisur nga rrëfimi që kishte bërë Egla Ceno, por kjo e fundit thotë se kurrë nuk e ka quajtur Meritonin zhigolo, por pranon kur thotë se ai është një “dandy boy”.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Ça i bie zhigolo, që paguajnë dhe shkon me femra. Ti më the mua Heidi

Heidi: Nuk të thashë ty, unë po thoja ça tha ajo

Egla: Gaboi mo burrë, gaboi. Apo s’lejon gabime ti, je ne fazë finale

Heidi: Po të shpjegoja ça dëgjova unë tek rrëfimet që ka bërë ajo. Unë paskam dëgjuar gabimisht tek rrëfimet e Eglës që ajo tha zhigolo. Kaq

Meritoni: Sa gënjeshtare…

Egla: Ndoshta të është krijuar ideja, të është krijuar në kokë imazhi i zhigolosë

Heidi: Nuk e ke thënë kurrë?

Egla: Jo, as zhigolo as rruspije

Meritoni: Ajo e kthen në dandy boy, kjo zhigolo. Më bëri zhigolo dhe qesh

Egla: Mos u dhjaks shumë, e di që je në finale, po thjesht gaboi. Ti je dandy boy

Meritoni: Ku e ke të drejtën ti

Egla: Më do qejfi

Meritoni: Si nuk ju vjen marre, kjo zhigolo, ti dandy boy. U tallët me mua

Egla: Të kanë zënë ethet e finales. Dandy boy je, ndërsa zhigolonë zgjidhe me Bacin. Nuk e kam thënë unë.

 


Video