Roza Lati eliminohet nga “BBV3”

11 May 2024, 23:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roza Lati eliminohet nga “BBV3”
Roza Lati

Roza Lati është e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP Albania 3”. Ajo la shtëpinë pasi u përball në një televotim me Erjolën, Françeskën dhe Heidin (e cila është në nominim të vazhdueshëm deri në fund të spektaklit).

Vajzat i dërgoi në nominim Françeska, e cila hapi Kutinë e Pandorës dhe futi edhe veten në nominim.

Roza iu bashkua shtëpisë që prej fillimit dhe ka qenë pjesë e kësaj aventure për disa muaj.

Ajo është përfshirë në situata e debate të shumta, por ka ndarë edhe pjesë nga jeta e saj, si aborti, dhuna e të atit dhe përjetimet e saj.

Roza i uroi më të mirën banorëve dhe me shprehjen e saj “Suki-Suki” përmbylli rrugëtimin e saj, dy javë para finales.


Video