Meriton Mjekiqi ka qenë padiskutim një ndër personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të BBV.
Ai ishte një ndër pesë finalistët e përzgjedhur, i cili u eliminua i pari në natën finale.
Lidhur me eliminimin e tij, Ilnisa Agolli ka shprehur emocionet e saj, duke treguar se ndihet shume e prekur pasi nuk e priste që të dilte Meritoni i pesti nga të gjithë finalistët.
Albana: Jemi vetëm pak momente pas eleminimit të Meritonit dhe Ilnisa është shumë e prekur. Të shoh edhe disa lot në sy. E përjetove?
Ilnisa: E përjetova sepse nuk e prisja që të dilte i pesti, por ndonjëherë është më mirë të jesh i fundit, me dinjitet dhe gjithçka që Meritoni e ka ravijëzuar në këtë rrugëtim sesa i pari dhe pa asgjë tjetër. Atë që nuk shihet, por ndihet dhe mbarë publiku e ka ndjerë.
View this post on Instagram