Këngëtari i njohur shqiptar, së shpejti baba për herë të parë

27 May 2024, 16:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këngëtari i njohur shqiptar, së shpejti baba për herë
Young Zerka

Artisti i njohur i muzikës shqiptare, Young Zerka do të përjetojë së shpejti ndjenjën më të bukur, atë të të bërit prind.

Pavarësisht se është përpjekur që jetën e tij private ta mbajë sa më larg syrit publik, së fundmi, ka qënë mikesha e tij, Fifi ajo që ka zbuluar paksa për lidhjen romantike të këngëtarit.

Iliana Trebicka është partnerja e artistit të njohur, e cila në një prej fotove të publikuara nga Fifi, shihet me barkun e rrumbullakosur. Në postimin e saj në Instastory, këngëtarja i ka uruar Ilianës mirëseardhjen në grupin e nënave.

Iliana dhe Zerka, të cilët prej disa kohësh po shijojnë lidhjen e tyre, janë në pritje të një djali. Gjinia e bebit është zbuluar nga vetë partnerja e këngëtarit, në një postim në profilin e saj të Instagramit.

Këngëtari i njohur shqiptar, së shpejti baba për herë


Video