Megi Pojani ndodhet prej disa ditësh ndodhet me pushime në ishujt ekzotikë të Afrikës Lindore.
Në të njëjtin vend po i kalon pushimet dhe futbollisti i kombëtares shqiptare Endri Çekiçi dhe nga detajet e kapura nga fotot e tyre në media është aluduar se dyshja është në një romancë.
Pasi hodhën foto nga i njëjti lokal, e njëjta tavolinë dhe në të njëjtën orë, më pas edhe në disa foto të Endri Çekiçit me syze dielli reflektonte Megi Pojani, e cila po ja bënte fotot.
Por, së fundmi, është vënë re një tjetër detaj nga fotot e Megi Pojanit, e cila duket se na konfirmon se është vet i dytë në pushime. Në një foto të postuar në InstaStory shfaqen dy burgera dhe duket se Megi me këtë detaj do të na tregoj diçka.
Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, por mesa duket tani është në një romancë të re me aktoren simpatike.