Aktorja e njohur Sharon Stone ka zbuluar në fillim të kësaj jave historinë e saj në lidhje me abortet.
64-vjeçare komentoi në një postim të PEOPLE në faqen e tyre zyrtare Instagram, ku shfaqej një intervistë ekskluzive me Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për humbjen e fëmijës ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ndodhej në Ukrainë.
“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar në lidhje me thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga aborti,” zbuloi Stone, e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit: Quinn Kelly, Laird Vonne dhe Roan Joseph.
“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për ta përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.”
“Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë”– vazhdoi ajo.