Makina luksoze, Megi Pojani dhe veshje sheiku, maturantët dhurojnë spektakël në mbrëmjet e tyre (Video)

30 June 2022, 12:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina luksoze, Megi Pojani dhe veshje sheiku, maturantët dhurojnë
Makina luksoze, Megi Pojani dhe veshje sheiku

Maturantët shqiptarë tashmë zgjedhin mënyra të ndryshme, nga më të çuditshmet për të shkuar në festimin e mbrëmjes së maturës.

Një nga ta ka vendosur që në këtë mbrëmje që shënon fundin e shkollës së mesme, të shkojë i veshur si sheik. Në disa pamje të publikuara nga mediat në Shqipëri, i njëjti shihet pranë një veture luksoze i shoqëruar nga shoqja e klasës, edhe ajo e veshur me stil.


Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet, aktorja Megi Pojani e cila po shoqëronte një nxënës në mbrëmjen e maturës. Nuk dihet kush ishte maturanti fatlum të cilin aktorja e shoqëroi në mbrëmjen e maturës por një gjë është e sigurt shokët e tij i ka kapur xhelozia. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Por ajo që bie në sy është luski i shfrenuar i të rinjve shqiptarë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme maturantët shkodranë kanë zgjedhur që të shkojnë në mbrëmjen e maturës me mjete superluksoze, të cilat vlejnë mijëra euro.


VoxNews


Video