Luizi flet për ish-partneren, zbulon nëse i ka shkruar pas BBV: Ka një familje shumë të bukur

12 May 2023, 23:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi flet për ish-partneren, zbulon nëse i ka shkruar pas BBV: Ka
Luizi flet për ish-partneren

Luiz Ejlli ka folur mbrëmjen e sotme për ish-partneren e tij, e cila është vajza e një figure të njohur politike, Jozefina Topalli.

Ai tha në "Më lër të flas" se janë ndarë në paqe dhe se ajo tani ka një familje shumë të bukur të cilën e respekton.

Luizi tregoi se ajo nuk e ka uruar, por shtoi se me aq sa e njeh e di që i është bërë qejfi.

"Isha shumë i ri, ndoqa zemrën dhe jo trurin. Për hir të dashurisë ika në Paris dhe lash gjithçka këtu. Lidhja nuk funksionoi, por u ndamë në faqe. Ish-partnerja ime ka një familje tani, shumë të bukur. Kam shumë respekt. Nuk më ka uruar për fitoren, por nuk ka problem. Me aq sa e njoh e di që i është bërë qejfi. I uroj gjithë të mirat”, tha ai.


Video