Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-banorja e ‘Big Brother Vip’, Jori Delli dhe Noizy duket se dita-ditës po i shtojnë akoma edhe më shumë dyshimet në raportin mes tyre nga videot që publikojnë në rrjetet sociale.
Jori postoi një video në TikTok ku të dy shfaqen në një dhomë, me audion e këngës së re të Noyzit, dhe duke iu përshtatur tekstit të këngën.
Dyshohet se po bashkëpunojnë për një videoklip, ndërsa njerëzit mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. “Ja zura karrigen mbretit”, shkruan Jori krahas videos në TikTok.
Dyshja dy ditë më parë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në InstaStory, ku shihen në jahtin e një bregdeti. Asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë deklaratë.