Ky veprim i Adrola Dushit tregon si e priti lidhjen e Fifit me ish-bashkëshortin e saj

7 February 2022, 13:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ky veprim i Adrola Dushit tregon si e priti lidhjen e Fifit me

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka disa ditë që është në qendër të vëmendjes për shkak se ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin. Kishte pak kohë që përflitej për një lidhje të mundshme mes artistes dhe ish-bashkëshortit të Adrola Dushit.

Por vetëm së fundmi u konfirmua romanca e tyre. Një ditë më parë në rrjet ka qarkulluar një video ku çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.

Dhe e gjeni dot se si e ka pritur këtë lajm modelja se njohur, e cila ka një djalë me Adis. Adrola ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”.

Ky veprim i Adrola Dushit tregon si e priti lidhjen e Fifit me

 

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin. Ndërkohë kujtojmë se divorci i modeles së njohur nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Ky veprim i Adrola Dushit tregon si e priti lidhjen e Fifit me

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.



Video