Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes: Shikimi i saj ka qenë i frikshëm

7 February 2022, 12:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes:
Ilir Shaqiri dhe gruaja e tij Emmanuela

Koreografi Ilir Shaqiri ka shprehur pendesë që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes së tij, Emanuela Morini. Teksa iu banorëve të BBV iu dha mundësia për t’i shkruar letër një personi të dashur, Ilir Shaqiri zgjodhi nënën e vajzës së tij.

“E meriton, ajo ka qenë mendimi im gjatë gjithë kohës këtu”, tha koreografi gjatë një bisede me aktoren Monika Lubonja.

Ai rrëfeu se momenti kur takoi bashkëshorten në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi zbuloi tradhtinë me një balerinë shqiptare, ishte i frikshëm dhe mendoi se e kishte humbur, për të dytën herë.

Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes:

Ilir Shaqiri shprehu fikën se mos gjërat jashtë kanë ndryshuar dhe se ‘a ka ndonjë të re’, referuar vendimit që mund të ketë marrë Emanuela Morini pas rrëfimit të tij.

Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes:

“Ka qenë mendimi im konstant gjatë gjithë kësaj kohe, pothuajse nga fillimi i tetorit, 4 muaj e gjysmë. Sado që jam përpjekur të mos jap veten, të mos e rëndoj gjënë. Kemi ardhur me këmbët tona dhe duhet të mbajmë përgjegjësitë tona. Por letrën ajo e meriton më shumë se të gjithë, disa mendime që kam pasur këtu, frikëria, dyshime, shpresa. Sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor dhe ka qenë i frikshëm, s’dija si të reagoja dhe çfarë të thosha. Kujtova se e humba, për herë të dytë. Kam pyetur shpesh gjatë kësaj kohe, të di a është në rregull çdo gjë. A kemi ndonjë të re? Një gjë është kur historia ngel mes dy personave dhe gjë tjetër kur tregohet në një format. Por unë e shpjegova pse-në. Në njëfarë mënyrë se çfarë perceptova në atë moment, në atë dhomë, në çfarë gjendje hyra”, tha balerini.

 

Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes: Ilir Shaqiri i penduar që zbuloi tradhtinë ndaj bashkëshortes:



Video