Një ekip shkencëtarësh japonezë ka kryer së fundmi simulime në super-kompjuterë për të përcaktuar probabilitetin e infektimit me Omicron dhe variante të tjera të Covid.
Simulimet u bënë në disa situata, në ambiente të mbyllura dhe u zbuluan se cilat janë metodat më efektive për të shmangur infektimin.
Hulumtuesit arritën në konkluzionin se për personat pa maskë, probabiliteti i infektimit me Omicron pas një bisede 15 minuta në një distancë prej një metri ishte mesatarsiht 60%, në rastin më të keq mund të kalojë 90%.
Duke u bazuar në vlerësimin se Omicron është 1.5 herë më i transmetueshëm se varianti Delta, i njëjti simulim përcaktoi se mundësitë që të infektoheshe me Delta ishin më të ulëta, nga 50 deri në 80%.
Simulimet gjithashtu konfirmuan se distanca luan një rol thelbësor, pasi një distancë prej dy metrash reduktonte mundësinë e infektimit me Omicron me 60% në rastin më të keq dhe 20% mesatarisht.
Megjithatë metoda më efektive rezultoi përdorimi i maskave. Ekspertët përcaktuan se në një distancë prej 25 centimetrash, mundësia më e lartë e infeksionit nuk e kalonte 30% dhe në një distancë prej 1 metër rreziku për t’u infektuar reduktohej në pothuajse zero.
Megjithatë profesori i Unversitetit të Kobe, Makoto Tsubokura përdundon se “për të reduktuar rrezikun e infeksionit në nivelin e variantit origjinal të koronavirusit, duhen më shumë masa”.