“Piranjat” në rubrikën e “Kamerës së Fshehtë” kanë futur në kurth këtë herë moderatoren simpatike Kiara Tito.
Në lojë përveç miqve të saj është futur dhe Andi, aktori i “Piranjave”, dhe të gjithë sëbashku mundohen t’ia shndërrojë në një ferr të vërtetë fundjavën e planifikuar me aq kujdes që Kiara do të kalonte në Durrës.
Sapo Kiara relaksohet në shazllonet e plazhit, në lojë hyn Andi, një fans i çmendur i saj, i cili fillimisht i kërkon të bëjnë vetëm disa foto, më pas vjen dhe i sjell trëndafila, dhe më epikja është momenti kur ai për idhullin e tij sjell edhe disa bidona me ujë.
Pas gjithë kësaj surprize dhe e habitur nga dashuria e madhe e fansit, Kiarës fillon t’i gërryejë stomaku për të ngrënë, plazhi i ka këto gjëra, të jep gjithnjë oreks.
Por shkuarja e Kiarës dhe miqve të saj në restorant nuk ka kurrsesi si të mos kishte surpriza, pasi aty është sërish fansi i saj, por këtë herë ai punon kamarier.
Por nuk është surpriza vetëm tek ‘Andi’, por tek të gjitha ushqimet që Kiarës dhe miqve i shkojnë në tryezë, sigurisht ushqime “speciale” sipas menysë së “Piranjave”.
Edhe pse në një moment dikush nga miqtë i tregon Kiarës se asaj po i bëhet një lojë, “Piranjat” nuk dorëzohen, madje shtojnë dozën e shakasë, pasi në restorant hyn edhe “mamaja” e Andit, e cila sapo sheh moderatoren simpatike, i thotë menjëherë të birit: “Këtë duhet të sillje në shtëpi, jo atë budallaçkën”.
Ndërsa surpriza e fundit për Kiarën dhe miqtë e saj ishte fatura e kripur për një ushqim me shumë kripë…