Kur Tito pritej si udhëheqës në Prizren (Foto)

8 June 2022, 19:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur Tito pritej si udhëheqës në Prizren (Foto)
Tito dhe Jovanka gjatë vizitë në Prizren më 1967-n

Me fillimin e viteve ’60, Tito u dha më shumë të drejta shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu vetëqeverisjen në nivel vendor dhe arsimimin.

Në këtë periudhë ai ndërmori disa vizita në qytetet shqiptare të Kosovës. Në këtë foto shfaqet në Prizren dhe në pritjen e organizuar nga shqiptarët, ku të shkruar shqip duket qartë parrulla komuniste “Me në krye shokun Tito”.

Fotoja është publikuar nga faqja “The Balkans” në Facebook. Sipas kësaj faqje, Tito është pritur nga shqiptarë e serbë me kostumet tradicionale të tyre.

Vajza në të djathtë të Jovankës, gruas së Titos është serbe, ndërsa në të majtë shqiptare me një kostum të zonës së Gjakovës.

Ndërkohë, ulur janë që të gjitha shqiptare me kostumet tradicionale të zonës, me përjashtim të njërës që është serbe.

 


Video