Ben Blushi përmes një publikimi në Facebook ka zbuluar të panjohurat e jetës së aktorit Viktor Zhusti.
Zhusti në bisedë i tregon Blushit se si u nda nga prindërit në moshën 3 vjeçare për tu ritakuar pas shumë vitesh.
Ai thotë se nëna e tij ka qenë greke dhe ka trashëguar nga ajo një shtëpi në ishullin Evia në Greqi.
“E di që me Bert Ndrenikën kemi qenë në një klasë?
Nuk e dija, i thashë, e fotografova para një muaji
Është dembelosur, i them gjithmonë hajde te shtëpia ime në Greqi, pimë verë, gjuajmë peshk, e kemi detin 20 metra
Pse ke shtëpi në Greqi?
Kam në Evia, është ishulli më i madh grek, pas Kretës,
Epo ndoshta prandaj nuk vjen Bert Ndrenika se ishulli i tij Korfuzi, është më i vogël se Evia, e ke kompleksuar, thashë unë
Jo mo mezi lëviz ai, tha Viktori, kështu ka qenë gjithnjë
A e di që Bill Gates po blen një ishull në Evia?
E kam dëgjuar. Nëse e takoj do ti flas mirë për ty, ta rregulloj ti bësh ca foto
Kujdes me Bill Gates, Viktor, thonë që ai ka formulën e rinisë së përjetshme, mbase ta jep dhe ty
Nuk besoj se ka gjë, ai ka më shumë rrudha se unë
Po çne shtëpi në Greqi, e pyeta
Mamaja ime ishte greke, unë trashëgova shtepinë e saj duke humbur pronat e babait
Po pse mamaja me babain nuk kishin të njëjtat prona?
U ndanë kur linda unë në Greqi, në 1942, tha Viktori
Ke lindur në Greqi dhe si përfundove në Shqipëri?
Prindërit u divorcuan dhe babai për tu hakmarrë ndaj mamasë me dërgon në 1945 në Korçë te vëllai i tij, isha afro 3 tre vjeç
Si të dërgoi në Korçë pa lejen e mamasë?
Një muaj pasi unë erdha në Korçë në Prill 1945 kufinjtë u mbyllën dhe unë mbeta te xhaxhai që më rriti, ndërsa prindërit mbetën në Greqi
Çfarë fati i keq, thashë unë, po i gjete më vonë prindërit?
Me babain kam folur vetëm në telefon në 1976, ishte në Amerikë, i mbaj mend vetëm zërin, fliste si Fan Noli, më thoshte Djalli im i dashur si je, dhe unë i thosha, Të lumtë baba nga e kuptove që unë jam një Djall?
Po me nënën?
Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë
Dhe more pronën e saj në ishull?
Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë tjetër.
Po nga babai ishe i pasur?
Nga pasuria e trashëguar e babait kam marrë deri vonë 400 dollarë në muaj derisa qeveria e Tsipras na i preu
E ke votuar Tsipras?
Si ta votoja, më hoqi paratë e babait, bashkë më pensionin e homogjenitit
Pra si përfundim çfarë more nga pronat e babait?
Asgjë nuk mora. Ai ia la të gjitha gruas së dytë, njerkës sime dhe ajo nuk më la asgjë nga inati që unë u bashkova me mamanë time.”, rrëfen Viktor Zhusti në bisedën e tij me Ben Blushin.