"Ta bëj kafkën shportë", anëtari i TBA paralajmëron Noizyn: Do të godas aty ku të dhemb zemra (VIDEO)

8 June 2022, 15:32Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ta bëj kafkën shportë", anëtari i TBA
Biiemtii, Noizy dhe Cllevio

Sherri mes dy reperëve Noizy dhe Cllevio Serbiano është bërë kryefjala e medieve dy ditët e fundit, teksa në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vu tritol biznesit të Noizyt në qytetin e Durrësit.

Ata kishin një armiqësi të hershme për shkak të armiqësisë së dy grupeve OTR dhe TBA që vazhdon prej vitesh dhe duket se përplasjet kanë filluar sërish.

Por, duket se situata nuk do të ngelet vetëm tek tritoli i vendosur ditën e sotme, pasi një anëtar i TBA, reperi Biiemtii, emri i vërtet i të cilit është Benardin Simoni, ka paralajmëruar Noizyn se do e paguajë shumë shpejt rrahjen që i bëri Cllevio Serbianos, pasi paralajmëron se do e godasë aty ku i dhemb zemra.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Biiemtii shprehet se kur preket një anëtar i TBA-së ja bën kafkën kujtdo si shportë. Ai gjithashtu e akuzon Noizyn dhe për pastrim parash.

“Përshëndetje miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën.

Nëse duam ne, ti s’ban koncert  as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër. Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA ta bëj kafkën shportë. Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës.” shprehet Biiemtii.

Vlen të theksohet fakti se video është bërë para se të vendosej tritoli tek biznesi i Noizyt.

Kujdes video përmban fjalor +18

 

 

 


Video