"Me Cllevion kemi probleme", flet kunati i reperit: S'kemi frikë, Noizy është shumë mirë (Video)

8 June 2022, 12:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Me Cllevion kemi probleme", flet kunati i reperit: S'kemi
Noizy

Reperit Noizy në orët e para të mëngjesit të sotëm iu vendos tritol në ambientet e lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 04:24 minuta në një butik të marrë me qira që rezulton në emër të babait të Noizyt.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cllevio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Ermir Gjyzeli kunati i Noizyt i cili është dhe një ndër personat më të afërt të këngëtarit edhe në biznes. Ai ka folur për panorama në lidhje me konfliktin Noizyt dhe Cllevos. I pyetur se si është gjendja në shtëpi dhe nëse ndihen të kërcënuar pas vënies së tritolit ai tha se…

“Jo nuk kemi asnjë shqetësim, të gjithë jemi shumë mirë. Nuk ndihemi të kërcënuar. Çdo gjë është në dorë të shtëtit, do të merren ata me çdo gjë , ne nuk kemi më punë”, deklaroi Gjyzeli. Përsa i përket gjendjes së Noizyt, Ermiri tregoi se ai është shumë mirë: “Noizy është shumë mirë, nuk ndihet aspak i shqetësuar”.


Video