“Kujdesu ta paguash mirë…”/ Trixa u mërzit me Donaldin, reagon Bora Zemani (Video)

12 February 2022, 10:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kujdesu ta paguash mirë…”/ Trixa u mërzit me
Donald, Beatrix dhe Bora Zemani

Beatrix Ramosaj vendosi që të mos shkonte e të darkonte me Donald Veshaj pas batutës që bëri për ish të dashurën e tij, por edhe Bora Zemani nuk ka ndenjur “duarkryq”. Teksa në mediat rozë por edhe në spektaklin “Prime” është përmendur emri i saj, moderatorja Bora Zemani ka bërë reagimin e parë.

Përmes një video në TikTok, moderatorja ka mbledhur disa nga herët kur emri i saj është përmendur në ekran, mes tyre edhe komenti i Ermalit. Dhe në fund e mbyll me vargun që Stresi i ka dedikuar në këngën e tij më të fundit, ku edhe i doli zyrtarisht në mbrojtje: Edhe krejt le ta dinë, Bora Zemani është queen!

Disa ditë më parë në shtëpinë e “BBVIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta. Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj. “Do marrim Bora Zemanin si aktore”, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”.


Video