“Ku është kërthiza”? Ndjekësit e akuzuan për fotoshop, reagon Kim Kardashian

26 April 2022, 21:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku është kërthiza”? Ndjekësit e akuzuan
Kim Kardashian

Ylli i “The Kardashians”, Kim Kardashian është akuzuar shumë herë për përdorimin e fotoshopit në fotot që poston në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka reaguar në “Instastory” një foto të një lajmi që tregon se ajo ka hequr kërthizën nga fotoja.

“Seriozisht, ky është budadallëk. Mendoni se unë kam bërë fotoshop kërthizën”, shkruan 41-vjeçarja, e cila është akuzuar edhe më herët për fotoshop në fotot e saj.

“Ku është kërthiza”? Ndjekësit e akuzuan

Ylli 41 vjeçar ekspozoi belin e saj për t’u patur zili, ndërsa u shfaq e veshur me reçipeta sportive ngjyrë bezhë dhe një palë tuta teksa pozonte pranë pishinës.

Por fansat e saj duken shumë të shkathët dhe i kanë analizuar me kujdes fotot duke vënë re se kërthiza e saj nuk duket.

Shumë ndjekës kishin të njëjtën pyetje: “Ku është kërthiza jote?“.

Ndërsa shumë të tjerë e çuan ironinë në nivel tjetër duke krijuar hashtag me “Ku është kërthiza e Kim-it?”


Video