Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve kosovare lidhur me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesa Luma shkruan se Kosova nuk e meriton një këngëtare si Dua Lipa që e ka promovuar aq shumë vendin e saj, dhe tani Kosova po ja mohon asaj. Sipas saj, Dua është një thesar, që edhe me ja fal tokën, ja vlen.
Ajo shton më tej se Shqipëria, ndryshe nga Kosova, ka ditur gjithmonë të vlerësojë artistat dhe i ka pranuar me zemër të hapur.
“Dua është thesar! Në vend se me ja fal tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar ..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipa as një festival si SunnyHill! Për Tiranën mundeni me thënë cfarë të doni tani, BINGO për rastin , edhe e ka “hallall” Shqiperia gjithmonë ka dite me i vleresu artistat dhe i ka pranu me zemer te hapur,perderisa ne Kosove jane marr paraprakisht me inate personale! #dorennezemer”, shkruan Vesa Luma.
