Spiropali shkon për paradë mode në Ukrainë, ndërron tre kostume brenda pak orësh (FOTO)

15 June 2022, 18:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spiropali shkon për paradë mode në Ukrainë, ndërron tre
Elisa Spiropali

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, nisën sot një vizitë në Ukrainë. Ata shkuan fillimisht në zonat e bombarduara të Borodyankas dhe Irpinit, ndërsa më pas vizituan dhe ekspozitën me dëshmi të pasojave që ka shkaktuar sulmi rus mbi Ukrainën. Gjatë vizitës të dy kryeministrat u takuan dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kryeministri Edi Rama si shoqëruese në këtë vizitë kishte marrë ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali.

Por kjo e fundit, duket se ka harruar se Ukraina është në luftë dhe e ka “shfrytëzuar” vizitën për t’u dukur sa më bukur. Brenda pak orësh vizitë, Spiropali ka ndryshuar tre herë veshjen e saj. Në të gjitha rastet me kostume, por me ngjyra të ndryshme.

Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi.

Më pas ajo u shfaq me një blu shoqëruar sërish me fjongon dhe kombinuar me një bluzë të errët.

Dhe në paraqitjen e tretë Spiropali është fotografuar me një kostum ngjyrë ulliri shoqëruar me një këmishë të bardhë. Deri në përfundim të vizitës presim kostumin e saj të katërt...



Video