A e do akoma Johnny Depp? Amber Heard i habit të gjithë me përgjigjen

15 June 2022, 17:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A e do akoma Johnny Depp? Amber Heard i habit të gjithë me
Johnny Depp dhe Amber Heard

Amber Heard ka pranuar se ajo ‘absolutisht e do ende’ ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, pavarësisht se edhe një herë foli për abuzimin e tij fizik gjatë marrëdhënies së tyre.

Kjo deklaratë është shkëputur nga pjesa e dytë e intervistës ekskluzive për NBC News' me Savannah Guthrie, ku foli gjatë për gjithë çfarë ndodhi në gjyqin e famshëm Depp-Heard.

Aktorja përdori fjalën "absolutisht" kur intervistuesja e pyeti nëse "pavarësisht të gjithave ndjen ende dashuri" për ish-partnerin e saj.

"Unë e dua! E doja me gjithë zemër dhe bëra më të mirën time që marrëdhënia jonë e thyer të funksiononte. S'munda. Nuk kam ndjesi negative apo qëllime të këqija ndaj tij. E kuptoj që kjo mund të jetë e vështirë për t'u kuptuar ose shumë e lehtë nëse ndonjëherë keni dashuruar dikë."

Në një tjetër fragment të intervistës, Heard tha se besonte "që një pjesë e mirë e atij gjyqi u "luajt" në rrjete sociale".

"Unë nuk jam një viktimë e mirë, e kuptoj. Unë s'jam viktima e pëlqyeshme, e aq më pak ajo perfektja", vazhdoi aktorja duke shtuar se është gabimi i saj që mori të mirëqenë atë që do të ishte e drejta e saj e plotë për ta thënë me zë të lartë në kohë dhe se tani "ndihet nervoze" të flasë hapur.

"Kam frikë se çfarëdo që të bëj, pa marrë parasysh se çfarë them apo si e them, çdo hap që bëj do të ishte një mundësi tjetër për këtë lloj heshtjeje,"- tha Heard, e pyetur nga Savannah Guthrie, nëse ishte e frikësuar nga mundësia që Johnny mund ta padisë sërish në të ardhmen.

 

Amber Heard u pyet nga prezantuesja Savannah Guthrie: "Ai tha se nuk ju goditi kurrë. A është kjo një gënjeshtër?"

Heard u përgjigj: "Po, është."

Kjo deklaratë mund të përdoret për një tjetër padi nga Depp, sipas avokates Nicole Haff. E pyetur nëse Depp mund ta padisë sërish për intervistën, Haff tha për MailOnline: "Po. Kjo intervistë mund të llogaritet si një 'publikim' i ri sipas ligjit, i cili mund të nxisë një padi të tretë."

Në pjesën e tretë të intervistës e cila do të transmetohet e plotë në Dateline të NBC-së të premten – Heard u kundërpërgjigj gjithashtu në disa momente gjatë gjyqit kur ajo u thirr për ‘mashtrim’, duke përfshirë pretendimet se ajo ‘falsifikoi’ mavijosjet në fytyrën e saj.

Heard trajtoi gjithashtu planet e saj për të ardhmen, duke zbuluar se tani ajo planifikon të jetë një ‘mami me kohë të plotë’ për vajzën e saj njëvjeçare Oonagh Paige. Ekipi i saj u detyrua të mohonte thashethemet se aktorja ishte hequr nga roli i saj prej 2 milionë dollarësh në “Aquaman”.


Video