Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ky është momenti kur një burrë i dehur sfidon krokodilin, dhe për pak sa nuk përfundon duke u tërhequr zvarrë deri në ujë në Tabasco të Meksikës.
Ky burrë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar nga autoritetet e atjeshme, ishte i dehur dhe po qëndronte përballë reptilit kur iu vërsul dhe për pak sa nuk e pësoi me jetë.
Krokodili e kafshoi në pjesën e poshtme të pantallonat dhe mundohej ta fuste në ujë. Megjithatë nuk dihet se sa shumë është lënduar burri.
Gjithçka filloi kur filloi ta gjuante me gurë krokodilin që po qëndronte pranë vezëve dhe dukej se nga frika se do t’ia merrte e sulmoi.