Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së parë, zbulohet gjinia e fëmijës!

7 November 2023, 21:21Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së parë,
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, Foto: BBVA2

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli pritet të bëhen së shpejti prindër të fëmijës së parë.

Lajmi është bërë me dije nga burime për revistën “Who” që thonë se çifti i famshëm i Big Brother Vip Albania, janë në pritje të një vajze.

Burimet theksojnë se ditën e sotme është organizuar “baby gender”, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes. Dhe është vajzë!

Sakaq, kujtojmë që prej javësh përflitet lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht.


Video