Kë ka më afër zemrës brenda BBV? Heidi habit: Juli dhe Roza tani...

1 April 2024, 18:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kë ka më afër zemrës brenda BBV? Heidi habit: Juli dhe Roza
Heidi Baci

Heidi u shkëput këtë pasdite disa minuta nga shtëpia e Big Brother VIP, për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

‘Favorizimin’ për të dalë nga shtëpia e për tu rikthyer sërish, Heidi e fitoi pasi shtypi pulsantin e kuq e para.

Në intervistën me Bieta Sulo, Heidi foli ndër të tjera për dasmën me Romeon, por edhe lojën brenda shtëpisë së Big Brother.

E pyetur se kë ka më afër zemrës përveç Romeos, përgjigjja e Heidit ishte Juli. Ajo tha se ai i duket i drejtë, ndërsa shtoi se ka ndryshuar mendim edhe për Rozën.

“Juli më duket i drejtë. Kam ndryshuar ide edhe për Rozën, gjëra po ndryshojnë çdo minutë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Ju dua shumë të gjithëve”, tha Heidi në fund të intervistës.

 

 


Video