Moderatorja Elona Duro shprehet se Bora Zemani dhe Olsa Muhameti janë jokorrekte me oraret.
E ftuar në ‘E diell’, Elona u pyet për një defekt të Borës dhe Olsës duke u shprehur se Bora shkonte gjithnjë me vonesë në fillim të emisionit dhe për këtë ishte përgjegjëse dhe Olsa. Moderatorja shtoi se kjo ndodhte për shkak se stilistja i vononte veshjen. Elona ka qenë disa herë në karrigen e opinionistes së ‘Për’puthen’ dhe ka bashkëpunuar me të dyja.
“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik.” -u shpreh Elona.
Sipas zërave, Bora nuk do jetë më pjesë e ‘Për’puthen’ sezonin e ardhshëm pasi i është besuar "Dancing with the stars" që do nisë së shpejti. Në një intervistë, Olsa tha para disa javësh se ato e kanë lënë për të diskutuar në të ardhmen dhe i mbetet Borës ta vendosë.