Jo vetëm Stresi, edhe Noizy fans i Luiz Ejllit: Jena mbretër...!

20 March 2023, 18:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jo vetëm Stresi, edhe Noizy fans i Luiz Ejllit: Jena mbretër...!
Noizy dhe Luiz Ejlli

Popullariteti i tij i ka kaluar kufijtë e normales. Teksa ka krijuar fansa nga e gjithë bota Luiz Ejlli duket se ka fituar dhe një "fans" të ri.

Bëhet fjalë për reperin Noizy i cili në faqen e tij në Instagram ka postuar një video të Luizit duke kërcyer, ndërsa është montuar një pjesë nga kënga "Jena Mbretër 2" që pritet të publikohet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Ka mjaftuar kaq që fansat të "çmenden" pas dyshes duke shprehur dëshirën për një bashkëpunim mes tyre.

Ndërkohë, edhe Stresi ka dalë hapur pro Luizit.

Pas triumfit në “Big Brother Vip Kosova”, Stresi tha se e mbështet publikisht Luiz Ejllin. Ndonëse nuk e ka ndjekur deri tani rrugëtimin e Ejllit në “BBV”, Stresi u shpreh se Luizi është një mik i ngushtë i tij.

“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.


Video