Kiara “braktis” Luizin që natën e dytë, largohet nga suita dhe shkon pranë Oltës: Nuk e duroja dot gërhimën

20 March 2023, 15:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara “braktis” Luizin që natën e dytë, largohet nga
Kiara dhe Olta

Pak ditë më parë, Kiara kishte shprehur një dëshirë tek produksioni, duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës me imitime.

Ajo kërkoi një suitë të veçantë që të flinte me Luizin dhe dëshira e saj u plotësua.

Nata e kaluar, ishte e dyta që ata të dy fjetën bashkë, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Por, Kiara e “braktisi” Luizin dhe shkoi të shtrihej në dhomën e saj, atje ku ndodhen edhe banorët e tjerë.

Ajo u shtri në krevat dhe i tha Oltës se nuk po e duronte dot gërhimën e Luizit, ndaj erdhi aty të flinte.

Olta nga ana tjetër, i tha Kiarës që t’i vendoste Luizit aparatin që ai përdor për frymëmarrjen, duke qenë se atë e bezdis shumë gërima e tij.

Teksa po bisedonin në orët e para të mëngjesit, dy vajzat u shprehën se ato nuk po i zinte gjumi, për shkak të largimit të Maestros.


Video