Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Marck Zuckerberg, drejtor ekzekutiv i Meta, paralajmëroi këtë 27 janar se përdoruesit do të njoftohen nëse dikush bën një screenshot të ekranit të një mesazhi që është në “Vanish mode”. Kjo, për arsye se këto mesazhe dërgohen me qëllimin që të fshihen automatikisht pas një kohe të caktuar.
“Ka një përditësim për bisedat ekstremisht të enkriptuara në Messenger. Do të merrni një njoftim sa herë që dikush bën “screenshot” të ekranit tek një mesazh që “zhduket”, shkroi Zuckerberg, i cili theksoi se ekipi i tij do të ngarkojë “GIF dhe emoji” të reja në chat-et e enkriptuara.
Me këtë mënyrë Meta bën përparime në zotimin e saj për t’u dhënë më shumë siguri dhe privatësi përdoruesve.