Einxhel Shkira mbrëmjen e djeshme në puntatën e Big Brother VIP akuzoi vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj se e hoqën nga puna pas një aksidenti që bëri dhe iu desh të shkonte me vonesë në xhirimet e emisionit të tyre.
Pas deklaratës së moderators në BB VIP, ka reaguar personi me të cilin ajo u aksidentua atë ditë. Vajza e identifikuar me profilin e saj në instagram si "Eda" shkruan në një story se pasi u aksidentuan po e çonte Einxhel Shkirën në xhirime dhe u ndje në faj që gjithçka ndodhi për shkak të atij aksidenti.
“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të çuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën.
Më kujtohet që u ndjeva në faj se m'u duk dikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme t'i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe profesionale”, shkruan Eda.
