Fitoi festivalin, Ronela Hajati në gjendje të rënduar psikologjike: Jam në periudhën më të keqe, askujt nuk i intereson për mua

2 February 2022, 12:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fitoi festivalin, Ronela Hajati në gjendje të rënduar

Këngëtarja Ronela Hajati është një nga artistet më të dashura në skenën shqiptare.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit edhe në Eurovision 2022.

Por me një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” këngëtarja ka habitur ndjekësit. Ronela ka shprehur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.

Ajo ka thënë se, edhe pse, gjatë të gjithë jetës ka qenë pozitive dhe e qeshur, tani ndihet vetëm dhe është në ditët e saj më të këqija.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem shumë vetëm…Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”- ka shkruar ajo në “Instastory”.

Fitoi festivalin, Ronela Hajati në gjendje të rënduar


Video