Roterdami çmonton urën ikonike për jahtin e Jeff Bezoss, miliarderi: Do paguaj gjithçka

2 February 2022, 23:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Roterdami çmonton urën ikonike për jahtin e Jeff Bezoss,
Jeff Bezo dhe ura “De Hef”

 

Një urë historike pritet të çmontohet në Holandë në javët e ardhshme për të mundësuar kalimin e jahtit superluksoz të Jeff Bezos.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë miliarderi, i cili ka premtuar se do të paguajë gjithçka për shqetësimin që do t’iu shkaktojë autoriteteve në qytetin e Roterdamit.

Jahti 127 metra i quajtur “Y721” që ka kushtuar 400 mln paund do të jetë një ndër varkat më të mëdha të lundrimit në botë kur të përfundojë këtë vit dhe do të kalojë dhe anijen e pasagjerëve Sea Cloud.

Ai është duke u ndërtuar në portin e Alblasserdam në perëndim të Holandës dhe për të dalë në oqean do të duhet çmontimi i urës ikonike të Roterdamit që njihet nga vendasit me emrin “De Hef”.

Roterdami çmonton urën ikonike për jahtin e Jeff Bezoss,

Roterdami çmonton urën ikonike për jahtin e Jeff Bezoss,



Video