Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Modelja ruse Ariana Lirey vazhdon këmbënguljen për një ribashkim me reperin nga Kosova, Don Xhoni. Çifti i ka dhënë para pak kohësh fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Modelja ka publikuar në InstaStory një tjetër postim, ku i kërkon Don Xhonit që shkojë në Rusi. “Po të presim të na vish në Rusi, zemër”, shkroi Ariana Lirey në mbishkrimin e imazhit të saj.
Reperi nuk e ka lënë pa përgjigje, ku duke e ripostuar postimin e modeles shkruan: “Russian Maffia”.
Ky reagim i modeles ruse vjen pasi Don Xhon u vendos sërish në kryefjalën e mediave, këtë herë për raportin me një tjetër bukuroshe. Në media u aludua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi.
