Pse Pique dhe Shakira nuk janë martuar ende pas 11 vitesh së bashku

13 May 2022, 12:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pse Pique dhe Shakira nuk janë martuar ende pas 11 vitesh së bashku

Gerard Pique dhe Shakira janë prej viti 2011 në një lidhje romantike dhe prindër të dy fëmijëve, por edhe pse kanë 11 vite bashkë, ata ende nuk janë martuar.

Nisur nga ky fakt, shumë njerëz pyesin veten se përse çifti nuk kanë shkuar drejt altarit. Edhe pse këngëtarja është martuar njëherë në të kaluarën, nuk është e gatshme ta bëjë këtë me Pique. Këngëtarja ka treguar se është shumë rehat me lidhjen e saj dhe thekson se i pëlqen ideja që të jetë e dashura e tij.

Gjatë një interviste me ish-futbollistin Gary Neville, Pique u pyet në lidhje me vendimin e tyre për tu mos u kurorëzuar.

“Pra, ju i keni kërkuar asaj të martoheni dhe ju ka refuzuar?”- e pyeti Neville me shaka.

Ndërsa futbollisti u përgjigj: “Do e thosha nëse do kishte qenë kështu.”

Më pas vazhdoi: “Nuk do ta kisha asnjë problem ta pranoja, por nuk është kështu. Ky është mentaliteti i saj.”


Video