Ish-banorja e "BBV" kopjon Megi Pojanin, bëhet shoqëruese në mbrëmje mature, kush ishte fatlumi

8 July 2022, 14:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-banorja e "BBV" kopjon Megi Pojanin, bëhet shoqëruese
Megi Pojani dhe Antonela Berisha

Duket se tashmë po kthehet në një trend ku maturantët zgjedhin si shoqëruese në mbrëmjen e maturës vajzat e showbizit shqiptar.

Pas Megi Pojanit, edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha ka marrë pjesë këtë vit në një mbrëmje mature si shoqëruese.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Antonela shfaqet krah një maturanti, që mësohet se është nga Lushnja. Në një intervistë televizive, Antonela ka treguar se ka qenë vetë maturanti i cili i ka shkruar në rrjetin social Instagram dhe sipas saj, ka mbetur i surprizuar kur ajo ka pranuar.

Nuk dihet nëse maturanti nga Lushnja është frymëzuar nga bashkëmoshatari i tij nga Gramshi, i cili mori si shoqëruese Megi Pojanin në mbrëmjen e maturës.


Video