"Nuk shkoj me pushime se janë rritur çmimet", reagon sërish Armina Mevlani: E kisha fjalën për ...

7 July 2022, 20:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk shkoj me pushime se janë rritur çmimet", reagon
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Blogerja Armina Mevlani ka reaguar pas deklaratës së djeshme, e cila bëri bujë mediatike pasi tha se nuk ka mundësi të bëjë pushime për shkak të rritjes së çmimeve. 

Pas kësaj deklarate, Armina mori kritika të shumta, duke qenë se ja njohin të ardhurat si partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në InstaStory ajo sqaron se ka qenë duke folur për të njëjtat vende që frenkuentonte më parë ku çmimet tanimë janë 3-fishuar dhe vendet brenda Shqipërisë.

“Një sqarim të vogël: Nuk kam thënë nuk shkoj me pushime por kam thënë që nuk shkoj në të njëjtat vende ku çmimet janë 3-fishuar dhe ku shkoja më parë (këtu e kisha fjalën për në Shqipëri)”- shkruan Armina.


Video