Ilir Shaqiri do të fuste në 'Big Brother3' këta tre konkurrentë (njëri është Luizi): Kush fiton, e di....

8 September 2023, 17:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Shaqiri do të fuste në 'Big Brother3' këta tre
Ilir Shaqiri

Ilir Shaqiri do të rikthehet në produksionet e Top Channel, këtë herë si kryetari i jurisë së “Dancing with the stars”.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, balerini tha: “Për mua rëndësi ka të jem korrekt me veten, te them atë që mendoj për konkurrentin. Po të jesh vetvetja, je në rregull. Baleti është diçka që duket aq qartë. Pikët e mia do jenë të qarta nga ana ime.”

Ndërkohë, në një situatë hipotetike, nëse do të rifutej sërish në “Big Brother VIP 3”, Ilir Shaqiri do të donte të përballej me dy personazhe të fortë të reality show-t.

Balerini dhe fituesi i “Big Brother VIP 1” tha se do të kthente Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.

I pyetur se kush do të fitonte mes tyre, ai u shpreh: “Atë e di sovrani.”


Video