"Eshtrat e djalit në kuti", zbulimi tronditës në shtëpinë e aktores legjendare greke

8 September 2023, 12:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Eshtrat e djalit në kuti", zbulimi tronditës në

Aktorja legjendare e teatrit dhe filmit grek, Kali Kalo ka folur në mediat e Athinës për jerë të parë duke ndarë momente të jetës dhe karrierës së saj.

Ndër të tjera, Kali Kalo (Kaliopi Dambergi), 97 vjeçe, është përgjigjur për herë të parë për eshtrat e djalit të saj të vetëm, i cili vdiq 40 vite më parë. Eshtrat u gjetën në shtëpinë e saj në një kuti druri.

“Ishte për arsye emocionale që kisha eshtrat e djalit tim në shtëpi”

“Ishte për arsye emocionale që unë i mbaja eshtrat e djalit tim në shtëpi. Nuk munda, nuk doja që kockat e fëmijës tim të përziheshin me të tjerët.

Edhe policia erdhi në shtëpi dhe mori një mostër për të parë nëse janë vërtet të birit tim. I thashë ‘po’. Unë dua që ata të jenë të papërziera me të tjerëve. Nuk e kuptoj pse u përfol kaq shumë. A ka ndonjë problem këtu?’ ka thënë Kali Kalo.

Rrëfimi i Kali Kalo për ndarjen nga jeta të djalit pas një aksidenti të rëndë.

Lidhur me këtë ngjarje Kali Kalo ka treguar: “Djali im e kishte pasion Kiminë, mësuesja i sillej edhe mirë edhe keq. Ajo megjithatë i dha forcë për të bërë eksperimentet e tij.

Për 14 vjet kam luftuar në të gjitha qytetet e Evropës. Ai humbi dorën, sytë dhe ne u luftuam shumë. Unë nuk doja ta humbja atë… " 


Video