I bazuar në jetën e tyre, detaje të reja nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

7 August 2023, 14:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I bazuar në jetën e tyre, detaje të reja nga filmi i Bora Zemanit
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Është përfolur gjatë filmi që do të sjellin Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Së fundmi burime pranë revistës “Bordo” mësojnë se filmi do të jetë më shumë si një ‘reality show’ pasi emrat dhe historia që do të tregojnë do të jetë e tyre.

Po të njëjta burime mësojnë se skenarist i filmit do të jetë Besmir Mustafaj, i cili ka qenë skenarist edhe te filmi i Ermal Mamaqit “Dy gisht Mjaltë”.

Kujtojmë që asokohe ishte vetë Donaldi në “Më lër të flas” që e konfirmoi se do të sillnin një film.

“Si ishte ajo, është një gjë që po e them këtu ekskluzivisht për herë të pare”, tha ai me humor. Teksa kur Romeo e pyeti nëse “do jetë dhe Bora aty apo do jesh vetëm”, ai tha: “Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lancojmë shumë shpejt.”


Video