Një histori e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një grua rrëfen se si është braktisur në restorant pasi kishte konsumuar një darkë të shtrenjtë.
Gruaja me pseudonimin “EquanaB” tha se kishte njohur një djalë në Atlanta, e pas disa javëve komunikim të vazhdueshëm me të kishte pranuar të dilte për drekë.
Ai tha “do të të çoj në restorantin më të mirë për goca deti në Atlanta”, rrëfen gruaja.
Goca e detit është një lloj molusku deti që konsiderohet si ushqim ekzotik.
“Ishin shumë të mira”, tha ajo në video. “Nuk e prisja që të ishin aq të shijshme”.
Pjatë pas pjate të mbushur me goca deti, ajo tha se arriti të konsumonte plot 48 copë.
“Kur doli pjata e katërt, ai po më shikonte i çmendur”, tha ajo.
“Mua s’më plasi fare. Unë i thashë, "Zemë, më ftove të dalim, kam ardhur për të ngrënë”.
Ajo nisi të porosiste pjata të tjera, duke përfshirë edhe karkaleca dhe gafore.
Por pas disa çastesh, burri i tha se “po shkon në tualet”, e nuk u kthye për 30 minuta derisa ajo e kuptoi çfarë po ndodhte.
Gruaja nuk e zbuloi shifrën që iu desh të paguante e vetme, por tha se fatura ishte “çmendur”.
Historia e saj është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa televizionet amerikane kanë nxituar ta intervistojnë.