Kjo është femra më e bukur dhe më e suksesshme në planet, sipas revistës së njohur australiane

19 October 2023, 18:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kjo është femra më e bukur dhe më e suksesshme në
Margot Robbie

Revista e njohur australiane Maxim ka publikuar edhe këtë vit listën me 100 femrat më të nxehta, më të suksesshme dhe më të bukura të botës së showbizit, për vitin 2023.

Vendi i parë nuk është surprizë. Atë e zë aktorja 33-vjeçare Margot Robbie, e cila shkëlqeu këtë vit me filmin e ri “Barbie”.

Vendin e dytë e ka zënë ylli i futbollit për femra, Sam Kerr, e ndjekur nga muzikantja Delta Goodrem dhe Sophie Monk.

Kjo është femra më e bukur dhe më e suksesshme në

Ylli i “Bachelor” Abbie Chatfield është renditur në vend të nëntë ndërsa konkurrentja e “Të martuar me shikim të parë” Evelyn Ellis, në vendin e dhjetë.

Në listë nuk ka munguar as e dashura e re e Kanye West, Bianca Censori e renditur në vendin e 18-të.

Prezantuesja e Voice Australia, Sonia Kruger u rendit në vendin e 36-të, ndërsa Nicole Kidman u rendit në vendin e 48-të.

Lista është e populluar kryesisht me yje të muzikës, aktrimit dhe botës së spektaklit në Australi.

Kjo është femra më e bukur dhe më e suksesshme në



Video