Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
“Big Brother VIP Kosova” pritet të fillojë shumë shpejt. Ndërkohë, moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se banorët e parë janë ngujuar në shtëpi.
Ajo shfaqet krah drejtorit të përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, moderatorit Alaudin Hamiti dhe pjesë nga stafi drejtues i Klan Kosova që po punon për këtë projekt.
"Banorët e parë sapo u ngujuan në shtëpinë e BBVK. Dreqi le ta hajë...çka ska me ba vaki!" shkruan Liberta Spahiu sipër fotos.
Kujtojmë që deri tani është zbuluar se moderatorë të spektaklit do jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti ndërsa opinionist Olti Curri.