A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Futbollisti i kombëtares shqiptare Eros Grezda duket se ka gjetur sërish dashurinë, pas "aventurës" me modelen Oriola Marashi.
Prej disa muajsh, Grezda ka nisur një romancë me modelen bukuroshe, Ajsel Abazi. Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes tyre, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë. Edhe ditën e sotme, çifti ka publikuar një foto ku shfaqen në ashensor.
Të dy të vehsur me të zeza, çifti tashmë nuk e fsheh më këtë histori të bukur dashurie. Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit.
Kujtojmë se partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.