Fasting nuk ka qëllim humbjen e peshës, ja shpjegimi që jep Diola Dosti: 1 herë në javë nuk ha…

10 October 2023, 14:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fasting nuk ka qëllim humbjen e peshës, ja shpjegimi që jep Diola
Diola Dosti

Agjërimi ose i njohur me termin “fasting” konsiston në agjërimin e pjesshëm ose tërësor në një periudhë të caktuar të ditës ose të javës.

Po cilat janë arsyet përse e ndjekim këtë regjim dhe çfarë përfitimesh kemi prej tij?

Nutricionistja e njohur, Diola Dosti, e ftuar në programin “Në Shtëpinë Tonë” shpjegoi se së pari “fasting” nuk ka qëllim humbjen e peshës, por është një lloj detoksi që i bëhet organizmit nga toksinat që ne marrim jo vetëm përmes ushqimit, por edhe nga parfumet, detergjentet etj.

Ajo tregoi se vetë e praktikon “fasting” çdo ditë, duke ngrënë vetëm gjatë orarit 12-18, njëherë në javë nuk ha gjithë ditën dhe ka pasur raste që ka bërë “fasting” 72 orë.

Por, kjo nuk funksionon për të gjithë dhe jo të gjithë lejohet ta bëjnë, por vetëm personat e shëndetshëm dhe të mësuar me regjimin “fasting”.


Video