Nga Kiara, Luizi e Olta, te Sara Hoxha, Jori e deri te Donaldi e Romeo, ja si u veshën VIP-at në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë” (FOTO)

9 October 2023, 22:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Kiara, Luizi e Olta, te Sara Hoxha, Jori e deri te Donaldi e Romeo, ja si u
Vipat

Mbrëmjen e sotme u transmetua premiera e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku protagonistë kryesorë janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Ceremonia u organizua në Pallatin e Kongreseve, ku aktorët e filmit u pritën në tapetin e kuq nga fansa të shumtë, ku dhe nuk kanë munguar fotot dhe takimet me ta.

Pjesë në premierës kanë qenë edhe figura të njohura për publikun, të cilët kanë shkëlqyer me pamjen e tyre.

Ndërsa kalonte në tapetin e kuq, aktorja kryesore e filmit, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve më një fustan të bardhë me detaje të zeza në bust.

Po ashtu edhe Luizi, i cili kishte veshur një kostum në ngjyre të errët, të cilin mesa duket është kujdesur ta kombinojë me bashkëshorten e tij, Kiara Tito, e cila gjithashtu kishte veshur një fustan të zi.



Video