Martohet çifti i njohur i showbizit shqiptar, pamje nga dasma

8 October 2023, 18:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Martohet çifti i njohur i showbizit shqiptar, pamje nga dasma
Dasma e Venerës dhe Lindit

Venera Lumani dhe Lind Islami kurorëzuan historinë e tyre të dashurisë, përmes një dasme të organizuar dje, më 7 tetor, në një resort në Gjirin e Lalëzit, në shoqërinë e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Çifti nuk ka publikuar ende foto nga ceremonia, por në rrjete sociale kanë qarkulluar disa foto dhe video nga eventi.

Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.

Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska – janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.

Dasmën çifti e paralajmëroi pak muaj më parë në një intervistë televizive.

Çifti u njoh në vitin 2012 në “The Voice of Albania” dhe që prej atëherë nuk i janë ndarë më njëri-tjetrit. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.


Video