Mc Mimo mund të mos dalë për 1000 vite në ekran, por adoleshentët e dikurshëm mjafton të dëgjojnë emrin e saj për të vazhduar me "Mc Mimo, në karrigë, si gjithmonë çikë me taktikë."
Reperja, që vite më parë u bë shumë e famshme në Top Fest 2 me këngën "Na Jem" bashkë me Viagra-n, ishte e ftuar dje në "Më lër të flas".
Ndonëse prej vitesh i është larguar muzikës, shqiptarët vazhdojnë ta kujtojnë si një nga reperet e para dhe më të pëlqyera të asaj kohës. Ç'bëhet me Mc Mimon tani?
Eshtë nënë e dy djemve, punon në një biznes privat dhe siç tha vetë: "jeta e saj s'ka qenë kurrë më mirë se tani".
E pyetur pse u shkëput nga muzika në kulmin e suksesit, ish-reperja tha:
"E nisa në vitin 2003 dhe në fund të 2005 e kam përfunduar. Atëherë e ndërpreva se e kuptova që do të bëhem nënë, vendosa t’i përkushtohem familjes, mu duk më interesante familja se karriera dhe e lashë karrierën mënjanë."
View this post on Instagram
Sidoqoftë, Mc Mimo tha se është e hapur për bashkëpunime dhe s'do t'i thoshte jo një oferte të mirë!