I jep fund beqarisë, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt martohet me kolegen e saj

25 June 2022, 14:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I jep fund beqarisë, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt martohet me
Marisa Preza dhe Aleksander Varfaj

Pak para dasmës së bujshme të Rudina Dembacaj me Mark Frrokun edhe ish bashkëshorti i aktores Aleksandër Varfaj, i cili dashur pa dashur është bërë pjesë e medias dhe lajmeve rozë, publikoi partneren e re, Marisa Preza.

Pasi bënë lidhjen publike, fotot e çiftit në rrjet nuk kanë të ndalur.

Së fundmi ka qenë Marisa që ka zbuluar se çifti i ka dhënë fund zyrtarisht beqarisë dhe janë martuar.

“E gezofshim njeri-tjetrin BURRI IM. 22.06.2022. Te martuar..”, shkruan ajo.

Marisa është pjesë e stafit të televizionit Klan, ku aktualisht punon edhe Rudina Dembacaj.

 

 



Video